Përfshihet nga flakët një makinë në Astir (VIDEO)

Nga A2 CNN
19 Gusht 2023, 20:08 | Aktualitet

Një makinë është përfshirë nga flakët në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit.

Siç mund të shikohet nga pamjet që A2 CNN sjell, flakët kanë qenë të përmasave të mëdha. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos