Përfundon në terapi intensive futbollisti francez me koronavirus

Nga A2 CNN
24 Prill 2020, 12:17 | Futboll
Përfundon në terapi intensive futbollisti francez me koronavirus

Junior Samba, mesfushori 23-vjeçar i Montpellier, ishte futbollisti i parë që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në Ligue 1, ndërsa tashmë ai ka përfunduar në terapi intensive.

Për fatin e tij të keq, gjendja shëndetësore u rëndua. Në fillim të kësaj jave, ai është shtruar në spital, ndërsa paraditen e së premtes ka përfunduar në terapi intensive për shkak të problemeve me aparatin tretës dhe me frymëmarrjen.

Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e Montpellier.

Ky është një nga ato raste që tregon se Covid-19 mund të godasë edhe te të rinjtë, madje edhe të shëndetshëm, por këto raste janë shumë të rralla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos