Verdikti i UEFA-s: Kampionatet të mbyllen deri më 3 gusht

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 13:50 | Futboll
Verdikti i UEFA-s: Kampionatet të mbyllen deri më 3 gusht

“Kampionatet duhet të përfundojnë brenda datës 3 gusht”. Ky ishte vendimi i arritur në takimin e drejtuesve të UEFA që u zhvillua në Nyon përmes një videokonferencë.

Organi më i lartë drejtues i futbollit iu la kohë federative deri më 27 maj të prezantojnë planin e tyre për të përmbyllur sezonin futbollistik 2019-2020 përmes çdo formule që ata shohin të arsyeshme brenda afatit të caktuar.

Objekti i UEFA-s është që të bëhet e mundur që të gjitha federatat të mund të luajnë të gjitha ndeshjet e mbetura të kampionatit. Alternativë mbetet dhe që federata ndërkombëtare të pranojë formulat e kufizuara për mbylljen e kampionateve, si play off apo mini-turne.

Nëse kjo nuk mjafton, ose nëse kushtet sanitare nuk garantojnë kushte maksimale për atletët atëherë do të shihet dhe mundësia për ndërprerjen e kampionateve siç ndodhi në Belgjikë dhe Skoci.

Në rast se nuk mbyllet kampionati, Federatat duhet të dërgojnë listat e skuadrave të kualifikuara për vitin e ardhshëm në kupat evropiane në bazë të renditjes së sezonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos