
“Të luash pa tifozë është diçka e trishtë dhe për më tepër, futbolli është sport i kontaktit fizik, që rrit rrezikun e infektimit. Unë nuk mendoj se është zgjidhja e duhur rifillimi i kampionatit”.
Kështu është shprehur ish-presidenti i Milanit dhe ish-kryeministri i Italisë, i cili aktualisht është pronar i skuadrës së Monza-s, teksa është përfshirë në debatin nëse duhet të luhet pjesa e mbetur e këtij sezoni apo jo.
Ai ka dhënë edhe arsye se pse kjo nuk mund të ndodhë, pavarësisht pritshmërive. “Unë jam njeri i sportit, por tani e ndjej të them që në këto momente futbolli nuk është një urgjencë. Mendoj se është më mirë të flasim pas verës. Kam parë pjesërisht protokollet e miratuara nga ekipet mjekësore të federatës dhe shumë prej tyre kanë kushte të pamundura për t’u plotësuara nga klube të Serisë B dhe C”, tha ish-trajneri i Milanit. (A2 Televizion)