Përfundon takimi VV-LDK. Me praninë e ambasadorëve, por pa marrëveshje

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 20:32 | Kosova
Përfundon takimi VV-LDK. Me praninë e ambasadorëve, por pa

Ka përfunduar takimi mes VV dhe LDK, ku të pranishëm ishin edhe disa ambasadorë.

Me kërkesë të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ambasadorët e shteteve të QUINT-it morën pjesë në takimin me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Takimi zgjati disa orë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha pas takimit se është i hapur për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje nëse ky subjekt i pranon kushtet e tyre.

Ndërsa anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se do të donte të kishte marrëveshje të finalizuar, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur për shkak të insistimit të LDK-së.

"Nuk ka marrëveshje, pikërisht për shkak të insistimit të LDK-së për t’u kthyer para 8 janarit", u shpreh ajo.

Më herët, diplomatët e Britanisë, Amerikës, Italisë, Gjermanisë dhe Francës refuzuan të ndërmjetësonin negociatat për formimin e qeverisë së re.

Përpara nisjes së takimit, kryetari i Lidhjes Demokratike përsëriti se nuk lëviz nga oferta e fundit pasi sipas tij garanton ndarje të barabartë të pushtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos