Përkujton Holokaustin, Thaçi: Serbia vijon të mohojë krimet e kryera në Ballkan

Nga A2 CNN
27 Janar 2020, 20:25 | Kosova
Përkujton Holokaustin, Thaçi: Serbia vijon të mohojë

Kosova përkujton viktimat e Holokaustit të Nazizmit kundër hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Presidenti Hashim Thaçi zgjodhi këtë ngjarje për të kritikuar sërish Serbinë për qasjen e saj aktuale për krimet e regjimit të Sllobodan Millosheviçit në Ballkan.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3406077509462584

Kreu i shtetit të Kosovës shkruan në një status në Facebook se krimet kundër njerëzimit duhej të përfundonin pas këtyre vrasjeve mizore, por ndryshe veproi Serbia.

https://a2news.com/2019/04/13/thaci-akuzon-serbine-po-mundohet-te-mohoje-gjenocidin-ne-kosove/

“Masakrat dhe spastrimi etnik u ngjanin atyre të Luftës së Dytë Botërore. Dhe, fatkeqësisht, Serbia edhe sot vazhdon t’i mohojë krimet që shkaktuan holokaustin ballkanik në këtë pjesë të Evropës”, shkruan Thaçi në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos