Përgatitjet zhgënjyese, Partizani largon Mehmetin, pritet trajner i huaj 

Nga A2 CNN
9 Gusht 2022, 12:19 | Futboll
Përgatitjet zhgënjyese, Partizani largon Mehmetin, pritet trajner i

Vetëm dy javë para fillimit të kampionatit,  Parizani largon nga detyra trajnerin Dritan Mehmeti. Zhgënjimi në arenën europiane si dhe ndeshjet e dobëta në fazën përgatitore kanë bërë që presidenti Demi të shkarkojë nga detyra teknikun Mehmeti.

Që pas turpërimit 3-0 nga Bylisi në ndeshjen e fundit miqësore kishte shumë dyshime lidhur me të ardhmen e  42-vjeçarit në klubin e kuq. Burime pranë klubit bëjnë me dije se pas një bisede të gjatë , palët kanë rënë dakord të ndërpresin këtu bashkëpunimin e tyre. 

Trajneri Dritan Mehmeti e mori skuadrën sezonin e kaluar kur ajo kishte më shumë nevojë . Nën drejtimin e tij Partizani jo vetëm arriti t’i shpëtojë zonës së ftohtë,  por realizoi dhe objektivin e skuadrës, kualifikimi në Conference League. 

Në fund të sezonit, Partizani u pozicionua në vendin e tretë ndërsa vetë Dritan Mehmeti drejtoi skuadrën në në 25 ndeshje me 12 fitore 9 barazime dhe 4 humbje. Lidhur me zëvendësuesin e tij, ende nuk ka një emër konkret, por siç raportohet, drejtuesit janë në pritje të një trajneri të huaj ndërsa kandidaturat ende nuk janë bërë publike.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos