Përgjatë shtatorit, falsifikuan testet e PCR-së, Austria kthen 20 shqiptarë

Nga A2 CNN
27 Shtator 2021, 19:44 | Bota
Përgjatë shtatorit, falsifikuan testet e PCR-së, Austria kthen 20

Nga fillimi i shtatorit të këtij viti, në Aeroportin Ndërkombëtar të Vjenës janë konstatuar 20 shqiptarë që kishin falsifikuar testin e PCR-së dhe autoritetet austriake i kanë kthyer drejt Tiranës.

Lajmi është publikuar nga disa media të Austrisë, ku theksohet se në pjesën më të madhe, pronarët e certifikatave të rreme mbërritën me fluturime nga kryeqyteti shqiptar.

Ata u kthyen sërish në Shqipëri, pasi kanë dorëzuar një depozitë sigurie. Përgjatë shtatorit në aeroportin e Vjenës janë ndaluar 29 persona me teste false, ku pjesa më e madhe e tyre ishin shqiptarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos