Përkeqësohet moti, autoriteti Portual i Durrësit anulon lundrimet e trageteve drejt Barit

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 13:37 | Aktualitet
Përkeqësohet moti, autoriteti Portual i Durrësit anulon lundrimet

Autoriteti Portual i Durrësit njoftoi anulimin e lundrimeve të linjave të trageteve mes Durrësit dhe Barit në Itali dhe anasjelltas për datën 4 shkurt.

Sot pasdite parashikohet një përkeqësim i kushteve atmosferike në të gjithë zonën detare mes Shqipërisë dhe Italisë.

Era pritet të arrijë shpejtësinë deri në 30 m/s, ndërsa lartësia e dallgëve pritet të shkojë deri në 4 metra. Gjithashtu është urdhëruar bllokimi i daljes në det i anijeve të tonazhit të vogël dhe atij të mesëm si dhe sigurimi i këtyre mjeteve në kalata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos