Një javë pas shpërthimit vullkanik në ishullin spanjoll të Las Palmas, situata në vend që të përmirësohet po shkon drejt përshpejtimit të emergjencës dhe shkatërrimit nga llava dhe hiri.
Situata po del jashtë kontrollit në tre qyteza, Tajuya, Tacande dhe Abajo, që janë braktisur tashmë nga banorët e tyre, të rrezikuara nga tonelata materiali të zjarrtë.
Kompanitë ajrore kanë vendosur të pezullojnë çdo aktivitet, sepse fluturimi nga aeroporti i Las Palmas cilësohet tejet i rrezikshëm.
Një javë pas shpërthimit vullkanik në ishullin spanjoll të Las Palmas, situata në vend që të përmirësohet po shkon drejt përshpejtimit të emergjencës Tre qyteza, Tajuya, Tacande dhe Abajo, janë braktisur tashmë nga banorët e tyre, të rrezikuara nga tonelata materiali të zjarrtë Kompanitë ajrore kanë vendosur të pezullojnë çdo aktivitet, sepse fluturimi nga aeroporti i Las Palmas cilësohet tejet i rrezikshëm Fatmirësisht ende nuk regjistrohen viktima dhe të lënduar në gjendje të rëndë, por bilanci i dëmeve materiale dhe ekonomike është tragjik për ishullin Rreth 15% i terrenit ku kultivohen bananet, një nga burimet ekonomike më të rëndësishme të ishujve, është tashmë i papërdorshëm, duke vënë në diskutim mijëra vende pune Sipas autoriteteve të ishullit, rreth 400 shtëpi janë shkatërruar totalisht të mbuluar nga materiali vullkanik Në ishullin e goditur gjenden mbreti Felipe dhe mbretëresha Leticia, si dhe kryeministri Pedro Sanchez, që deklaroi se qeveria ka miratuar një paketë mbështetëse për të gjithë të goditurit Vullkani
Fatmirësisht ende nuk regjistrohen viktima dhe të lënduar në gjendje të rëndë, por bilanci i dëmeve materiale dhe ekonomike është tragjik për ishullin.
Sipas autoriteteve të ishullit, rreth 400 shtëpi janë shkatërruar totalisht të mbuluar nga materiali vullkanik, dhe qindra të tjera janë të rrezikuara. Ndërkohë, rreth 15% i terrenit ku kultivohen bananet, një nga burimet ekonomike më të rëndësishme të ishujve, është tashmë i papërdorshëm, duke vënë në diskutim mijëra vende pune.
Në ishullin e goditur gjenden mbreti Felipe dhe mbretëresha Leticia, si dhe kryeministri Pedro Sanchez, që deklaroi se qeveria ka miratuar një paketë mbështetëse për të gjithë të goditurit nga kjo fatkeqësi natyrore. (A2 Televizion)