Përkujtohet ikona e kinematografisë, 29-vjetori i ndarjes nga jeta të Audrey Hepburn

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 07:30 | Lifestyle
Përkujtohet ikona e kinematografisë, 29-vjetori i ndarjes nga jeta

“Me kalimin e viteve kupton se ke dy duar; njërën për të ndihmuar veten dhe tjetrën për të ndihmuar të tjerët”. Me këtë shprehje "Dita jonë" përkujton 29-vjetorin e ndarjes nga jeta të ikonës së kinematografisë, Audrey Hepburn.

Audrey Hepburn ishte aktore britanike dhe ikonë e modës, fituese e Çmimit Academy Award, më 1953. Fitoi jo vetëm çmimin Oscar, por edhe 3 Golden Globe, 4 Bafta dhe shumë çmime të tjera, duke u bërë kështu, një nga emrat më të spikatur të kinemasë së atyre viteve.

Instituti Amerikan i Filmit e renditi atë në vendin e tretë, midis yjeve më të mëdhenj të historisë së filmit. Audrey Hepburn ishte aktorja më e kërkuar e Hollivudit në mesin e shekullit të XX.

Suksesi i saj zgjati 15 vjet, pasi Hepburn u largua nga biznesi i filmit, për t'u përqëndruar në përpjekjet humanitare të UNICEF. Ajo udhëtonte pa u lodhur në mbarë botën, duke takuar të varfrit dhe duke ndihmuar fëmijët e uritur në Etiopi, në Turqi, si dhe në ndërtimin e shkollave në Venezuelë dhe Ekuador. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos