Përleshen bandat rivale në burgun brazilian, mbi 50 viktima

Nga A2 CNN
29 Korrik 2019, 20:09 | Bota
Përleshen bandat rivale në burgun brazilian, mbi 50 viktima

Mbi 50 të dënuar kanë humbur jetën si pasojë e përleshjeve mes dy klaneve rivale brenda një burgu në Brazil. Ngjarja e rëndë ndodhi në burgun e Altamiras në shtetin Para ku të dënuarit u përfshinë në një përleshje me sende të forta që zgjati për më shumë se 5 orë.

Zyrtarët e burgut bëjnë me dije se shumë nga viktimat janë masakruar dhe se më pas në disa kate të ndërtesës është vendosur dhe zjarr. Gjatë ngjarjes u morën peng dhe 2 roje të burgut të cilët më pas u lanë të lirë pa lëndime.

Autoritetet ende nuk bëjnë me dije emrat e bandave të përfshirë në ngjarje për të shmangur një përshkallëzim të situatës jashtë hekurave të burgut.

Dhuna në burgjet braziliane nuk është një fenomen i panjohur. Brazili ka më shumë se 700 mijë të burgosur dhe mbipopullimi i burgjeve është një problem shumë madhor. Përleshjet mes bandave rivale në vendet ku kryhet dënimi dhe protestat janë të zakonshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos