Përmbyset anija, peshkatari tregon momentet e tmerrit në det të hapur: Ishte si në filma

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2023, 14:53 | Aktualitet
Përmbyset anija, peshkatari tregon momentet e tmerrit në det të

Një peshkarexhë është fundosur pasditen e sotme në afërsi të ishullit të Sazanit. Në momentin kur mjeti lundrues ka paraqitur probleme, në bord kanë qenë tre persona.

Një prej peshkatarëve, Mezan Mezani ka treguar për mikrofonin e A2 CNN sesi ndodhi ngjarja teksa ndodheshin në det të hapur.

Mezani tregon momentet e panikut, ndërsa shprehet se deti ishte në kushte normale, por ishin disa dallgë që përmbysën anijen.  

"Ne ishim në një moment kritik. Deti ishte normal, por dallgëzimi... U ndjemë në siklet të them të drejtën. Ishim tre vetë. Mundësitë e komunikimit ishin të pakta. Si nëpër filma kemi qëndruar, lart se anija ishte përmbysur. Dëmi është jashtëzakonisht i madh. Është në mes të detit dhe përbën rrezik edhe për anijet e tjera.”

Peshkatari falënderoi një anije dhe rojat bregdetare që bënë të mundur shpëtimin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos