All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Përmbytja jo nga shiu, por nga korrupsioni”, Meta: Së shpejti disa referendume për llogaridhënien

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2022, 13:51 | Politikë
“Përmbytja jo nga shiu, por nga korrupsioni”, Meta: Së
All - Paragraf - 1

“Përmbytja nuk erdhi nga shiu dhe Perëndia, por vetëm nga korrupsioni”. Kështu ka deklaruar kreu i PL, sipas të cilit, situata më e fundit nga reshjet në vend është dramatike, duke ia faturuar përgjegjësinë qeverisë.

Meta theksoi se kjo erdhi nga korrupsioni i keqmenaxhimit të energjisë elektrike dhe kaskadave në vend. Sipas tij, hidrovoret nuk kanë qenë në punë për shkak të ndërprerjes së energjisë.

All - Paragraf - 3

“Hidrovoret nuk kanë qenë në punë për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Dëmet llogariten në qindra milionë euro si nga pajisjet shtëpiake, dëmtimi i të mbjellave dhe bagëtisë dhe kjo tregon që qeveria ka qenë inekzistente dhe përpjekjet kanë qenë të vonuara pasi situata ka dalë nga kontrolli. KESH e bleu më shtrenjtë kur e di që do kishte reshje dhe e shet më mirë. Dështoi edhe sistemi satelitor për të cilin u paguan 1.5 milionë euro për të parashikuar me saktësi motin. Komiteti u mblodh pasi katastrofa kishte filluar”.

Meta tha se e vetmja rrugë për vendosjen e llogaridhënies është referendumi dhe paralajmëroi disa të tillë.

“E vetmja rrugë për vendosjen e llogaridhënies, është ajo e referendumit dhe unë në bashkëpunim me forcat e tjera opozitare, shoqërinë civile dhe grupet e interesit. Shumë shpejt, Shqipëria do të ketë disa referendume që do të rivendosin shtetin e së drejtës dhe iu përgjigjet qytetarëve dhe jo që i përçmon, i përzë dhe i përmbyt ata”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos