Situata e përmbytjeve, Alibeaj kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në 3 qarqe

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2022, 12:24 | Politikë
Situata e përmbytjeve, Alibeaj kërkon shpalljen e gjendjes së

Grupimi i Alibeajt në Partinë Demokratike, ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për 3 qarqe në vend, të cilat kanë territore të konsiderueshme të përmbytura. Në një dalje për mediat nga Kuvendi, Alibeaj kërkoi vëmendjen e qeverisë për këto zona, ndërsa kërkoi që të miratohet dhe dëmshpërblimi për banorët e dëmtuar.

“Situata e reshjeve ka shkaktuar problematika të rënda në qarqet; Shkodër, Lezhë e Durrës. Janë dëmtuarat arat me të mbjellja, bagëtitë, shtëpitë e qytetarëve, pasuri të trashëgimisë kulturore, si ura e Bahçallëkut dhe dëmtimi i shëndetit të jetës së qytetarëve, si rasti i humbjes së jetës të babë e bir në Malësinë e Madhe. Kemi vlerësuar se përmbushen kriteret për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Sot është koha që shteti të marrë masat. Ka detyrimin ligjor për të vepruar dhe bashkëvepruar me njëri-tjetrin; FA, Policia e Shtetit, shërbimi i Mbrojtjes nga zjarri, shërbimi i ndihmës mjekësore dhe vullnetarë edhe detyrimi i Kuvendit për t’iu ndodhur pranë qytetarëve për dëmin që u ka shkaktuar fatkeqësia natyrore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos