Përmbytjet në Australi, shënohen 2 viktima

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2019, 13:54 | Bota

Dy persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve shkatërruese që detyruan evakuime masive në qytetin Australian të Townsville.

Trupat e pajetë të dy të rinjve u gjetën të martën pranë një park, pas atyre që u cilësuan përmbytje që ndodhin një herë në shekull në Kuinslend.

Më shumë se një metër shi ranë qytetin e Townsville gjatë 10 ditë të fundit, ekuivalentë me sasinë e reshjeve që bie në një vit. Mijëra shtëpi besohet të jenë përmbytur. Të paktën 19 persona që kishin mbetur të bllokuar, u shpëtuan. Grupet vullnetare dhe ushtria përdorën varka për evakuimin e banorëve në zonët e ulëta. Mbi 1100 të tillë janë zhvendosur në zona të sigurta.

“Edi që janë konfirmuar 2 vdekje por përmasat e evakuimeve ishin të jashtëzakonshme. Dhjetëra milion do të shpenzohen për rimëkëmbjen e qytetit”, tha Scott Morrison Kryeministër i Australisë.

Të dielën autoritetet detyruan të hapin portat e digës kryesore të qytetit pasi ajo e kishte tej kaluar kapacitetin e saj. 1900 metër kub për sekondë vërshoi mbi zonat e afërta. Krokodilë gjarpërinj u panë nëpër rrugë. Reshje të tjera shiu parashikon gjatë ditëve në vazhdim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos