Britania e Madhe, Spanja, Franca dhe vende të tjera Europiane kanë njohur zyrtarisht liderin e opozitës, Huan Guaido si president të përkohshëm të Venezuelës.
Vendimi erdhi pasi presidenti Nikolas Maduro refuzoi ultimatumin nga Bashkimi Europian për të shpallur zgjedhje të parakohshme. Guaido u vetëshpall lider I përkohshëm I vendit muajin e kaluar dhe menjëherë mori mbështetje nga Shtetet e Bashkuara.
Brukseli I bëri thirrje Guaidos që të organizojë zgjedhjet e reja presidenciale, sa më parë që të jetë e mundur. Ndërsa, Rusia që gjendet në krah të Maduros, akuzoi vendet e BE-së për përzierje në punët e brendshme të Venezuelës. (A2 Televizion)