Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë ishullin e Kyushu në Japoni për shkak të motit të keq.
14 trupa të pajetë u gjetën brenda një azili për të moshuarit, ndërsa një tjetër viktimë u nxorr nga balta që kishte përfshirë zonën. Rajonet më të goditura nga përmbytjet janë në prefekturat e Kumamotos dhe Kagoshimas.
Autoritetet kanë evakuuar 20 mijë persona, ndërkohë që mbi 10 mijë ushtarë u dislokuan për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur.
Situata vijon të jetë e rëndë pasi reshje të dendura parashikohen dhe për orët në vijim, gjë që mund të çojë në përkeqësim. (A2 Televizion)