Humbja e një palë gërshërëve ngre alarm në burgun e Drenovës

Nga A2 CNN
19 Gusht 2021, 10:36 | Kronikë
Humbja e një palë gërshërëve ngre alarm në burgun

Dy ditë më parë, në burgun e Drenovës kanë humbur një palë gërshërë që përdorin infermierët për nevojat e të burgosurve. Sipas burimeve të A2 CNN, bëhet me dije se në shërbim ka qenë një infermier nga Korça i cili pretendon se i ka lënë gërshërët në infermieri, por kur është bërë inventari ato mungonin. Burime kofidenciale thonë se dyshimet janë të mëdha lidhur me këtë ngjarje.

Dyshohet se i burgosuri i sigurisë të lartë Klement Ibrahimi të jetë ai që i ka marrë gërshërët, gjatë kohës kur po merrte serum në spitalin e burgut. Ajo çka e bën alarmante situatën është fakti se në këtë burg ndodhet i penduari i drejtësisë Lefter Reçi, i cili ka dëshmuar kundër dy personazheve të njohur të botës së krimit, të dënuar më parë, Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha. Dyshimet janë se këtij personi dhe të tjerëve mund t'u rrezikohet jeta brenda në burg.

Janë ushtruar kontrolle në çdo i dënuar por gërshërët nuk ja gjetur ende. Të mërkurën, A2 CNN mësoi se në burgun e Drenovës kanë shkuar forca operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe po hetohet lidhur me këtë rast. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos