Përplasja e parë në Kuvend, Rama: Vendi nuk u gjunjëzua nga pandemia, Basha: Janë 16 mijë viktima

Nga A2 CNN
16 Shtator 2021, 11:58 | Politikë
Përplasja e parë në Kuvend, Rama: Vendi nuk u gjunjëzua nga

Kur kryeministri Edi Rama po e mbyllte fjalën e tij në Kuvend me shëndetësinë dhe përballjen e vendit me Covid-19, ka hasur në përballjen e parë parlamentare me kreun e demokratëve, Lulzim Basha.

Nga vendi ku ishte ulur, Basha i kujtoi kryeministrit se në të vërtetë janë 16 mijë të vdekur në vend nga koronavirusi, duke e përsëritur këtë herë pas here.

“Janë 16 mijë të vdekur”, tha Basha, ndërkohë që kreu i qeverisë deklaronte se, vendi nuk u gjunjëzua përballë pandemisë.

“Nëse virusi që gjunjëzoi botën do ta kishte gjetur shëndetësinë, urgjencën e spitalet, trupën e demotivuar dhe drejtuesit pa kokë të sistemit shëndetësor siç e gjetëm ne dhe pa platformën e-albania, përfytyroni karantinë të përgjithshme pa pasur mundësi të marrësh leje pa dalë nga shtëpia, këtu do të ishte bërë një thagmë që do ta bënte Italinë kulmin e kapjes prej fyti, dukej si shumë më shumë se gjysma e së keqes, prandaj ky do të jetë përgjithmonë një motiv krenarie për mua dhe këtë shumicë qeverisëse që Shqipëria nuk u gjunjëzua në kohën e zezë të pandemisë, dhe përballoi veç pandemisë dhe aleancën tuaj me virusin, por qëndroi fort falë mjekëve e infermierëve dhe infrastrukturës së gatshme dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve të klasit ndërkombëtar dhe platformës e-albania që garantoi karantinë të disiplinuar falë fillimit të shpejtë të vaksinimit dhe fushatës së vaksinimit”, u shpreh Rama.

Deklarata nga vendi e Bashës detyroi edhe kryeparlamentaren Nikolla që të ndërhynte duke kërkuar qetësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos