Përplasja tregtare, Japonia heq Korenë e Jugut nga lista e vendeve të besuara

Nga A2 CNN
2 Gusht 2019, 12:29 | Bota
Përplasja tregtare, Japonia heq Korenë e Jugut nga lista e vendeve

Japonia heq Korenë e Jugut nga lista e partnerëve të besuar tregtarë, duke thelluar kështu dhe më tej përplasjen mes dy vendeve.

Vendimi për te goditur të ashtuquajturën “listë të bardhë” të Seulit, aplikon masa që vështirësojnë shkëmbimet tregtare.

Presidenti, Mun Xha In, dënoi sjelljen egoiste të Japonisë dhe kërcënoi me kundërpërgjigje të mundshme. Përplasja tregtare është nxitur nga akuzat e Tokios ndaj Seulit se i ka dhuruar Koresë së Veriut pajisje teknologjike në shkelje të sanksioneve ndërkombëtare. Vendimi i fundit, i cili shikohet si një shpallje të luftës tregtare, do të dëmtojë kryesisht fushën e pajisjeve elektronike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos