Persona të armatosur hapën zjarr në një bar në Meksikën qendrore, duke vrarë 10 persona, në aktin më të fundit të dhunës në vend.
Një zyrtar, i cili foli në kushte anonimiteti tha se të dhjetë viktimat në sulmin e së mërkurës ishin meshkuj dhe se deri në këto momente nuk ishte bërë asnjë arrestim.




Nëntë nga burrat ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq nga plagët, pasi u dërgua në spital.
Guvernatori i Guanajuato, Diego Sinhue Rodriguez, tha se autoritetet ishin të përkushtuara për të gjetur përgjegjësit për sulmin dhe se drejtësia do të vihej në vend. (A2 Televizion)