
Pesë milionë njerëz në Japoni kanë marrë një urdhër evakuimi për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur bregdetin jugor. CNN raporton se në mbi 20 prefektura është identifikuar rreziku i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës. Sinjalizimi maksimal, niveli 5, ka të bëjë me prefekturat Saga, Nagasaki, Fukuoka dhe Hiroshima. Paralajmërimi i dytë, niveli 4, iu dha 17 prefekturave të tjera.
Autoriteti meteorologjik i vendit, i cili lëshoi paralajmërimet, tha në një deklaratë se shiu mund të qëndrojë mbi vendin për rreth një javë, sipas Reuters.
Fotografitë nga provincat e goditura rëndë tregojnë banorët që vrapojnë në rrugët e përmbytura, duke mbajtur fëmijë dhe sende. Zjarrfikësit dhe punonjësit e tjerë të urgjencës po shpëtonin gjithashtu banorët e bllokuar, duke i hipur ata në anije.
Nivelet e ujit janë ende duke u rritur në disa lumenj, duke kërcënuar të dalin ka shtrati dhe të përmbytin rrugët përreth.
Deri në 250 milimetra mund të bien në ishull brenda 24 orëve deri të dielën në mëngjes, thonë zyrtarët kombëtarë të motit.
Adachi Yushi, kreu i monitorimit të motit në Agjencinë Meteorologjike, e quajti shiun "të paparë" dhe u kërkoi njerëzve të ndjekin urdhrat e evakuimit, sipas NHK.
Kryeministri Yoshihide Suga shkroi në Twitter të premten se ai kishte krijuar një qendër të kontrollit të fatkeqësive për të koordinuar me autoritetet lokale dhe të prefekturës. (A2 Televizion)