Peshëngritje, Briken Çalja, medalje bronzi në Botëror

Nga A2 CNN
21 Shtator 2019, 21:27 | Sporte të tjera
Peshëngritje, Briken Çalja, medalje bronzi në Botëror

U paraqit në Botërorin e Peshëngritjes në Tajlandë për medalje dhe arriti të fitonte bronzin. Briken Çalja konfirmohet një prej yjeve të peshëngritjes shqiptare dhe asaj botërore, pasi u rendit i treti në stilin e shkëputjes, me 156 kilogramë në provën e dytë.

Kampioni kuqezi preferoi të mos e realizonte provën e tretë, për të dhënë maksimumin në stilin e shtytjes, por aty gjërat nuk shkuan sipas planit.

Pasi ngriti me sukses provën me 181 kilogramë, Çalja nuk arriti të realizonte tentativat me 190 kilogramë, duke u pozicionuar larg zonës së medaljeve në këtë stil, vetëm i 13-ti, por edhe në dygarësh, ku e mbylli konkurrimin me 337 kilogramë të ngritura në total. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos