U shpall kampion bote duke ngrënë Snickers, boksieri mbipeshë ndryshon dietë për ndeshjen e revanshit

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 12:10 | Sporte të tjera

Ai është kampion i katërfishtë boksi në peshat e rënda. Është boksieri më i përfolur i momentit, pas fitores kundër britanikut Anthony Joshua, duke dhuruar një nga surprizat më të bukura në këtë sport.

Së fundmi, meksikani mbi peshë, Andy Ruiz Jr., zbuloi se para ndeshjes kundër Joshuas, ushqimi i preferuar ishte të ushqehej me çokollata Snickers. Por ndërsa përgatitet për ndeshjen e revanshit, që do të luhet më 7 dhjetor, dieta e tij ka ndryshuar në mënyrë drastike. Të paktën kështu zbuloi për “Sky Sport”, nutricionisti i tij, i cili është zotuar të ndryshojë trupin e Ruiz Jr.

Çokollatat janë zëvendësuar me avokado dhe në vend të ushqehet me popcorn të premteve mbrëma, do të marrë tacos, por me shumë perime. Për mëngjes, Ruiz Jr. Do të ketë omëletë me kërpudha, spinaq dhe avokado. Në drektë një sallatë me pulë, ndërsa në darkë, peshk, mish viçi ose pule, shoqëruar me makarona ose pilaf. Por goditjen më të fortë, boksieri i cili tani peshon mbi 121 kg, do ta marrë te vaktet e ndërmjetme, ku në vend të çokollatave, do të ketë vetëm fruta dhe arra.

A do t’ia dalë meksikani të ruajë titullin kampion në katër versionet? Kjo mbetet për t’u parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos