
Marc Marquez është fituesi i Çmimit të Madh të San Marino në Moto GP. Piloti spanjoll u rikthye tek fitorja pas dy garash, duke regjistruar suksesin e shtatë sezonal e duke vënë në të njëjtën kohë njërën dorë tek titulli kampion.
Në të njëjtën mënyrë siç e pësoi për dy gara me radhë, Markez mbërriti tek fitorja duke parakaluar në xhiron e fundit italianin Quantararo i cili zhvilloi një garë të admirueshme.
Podiumi u plotësua nga Vinjales ndërsa Valentino Rossi dhe Andrea Dovizioso u renditën në vendin e pestë dhe të gjashtë.
Kur mungojnë 6 gara nga fundi, Marquez kryeson renditjen shkëputur me 78 pikë nga vendi i dytë. (A2 Televizion)