“Peshohuni para se të porosisni”, restoranti shërben sasinë e ushqimit sipas kileve të tepërta

Nga A2 CNN
17 Gusht 2020, 12:27 | Lifestyle
“Peshohuni para se të porosisni”, restoranti shërben

Doni të porosisni? Përpara duhet të peshoheni. Nuk është makthi i një grykësi, por iniciativa e një restoranti në Kinë, që ka interpretuar në mënyrë shumë strikte një këshillë të qeverisë qendrore.

Ndodhia e çuditshme ka ndodhur në qytetin Changsha, që për publikun e gjerë mund të mos thotë shumë por është kryeqendra e provincës së Hunanit dhe një metropol modern prej 5 milionë banorësh.

Restoranti në fjalë filloi t’i kërkonte klientëve të peshoheshin para se të uleshin në tavolinë, dhe më pas të dërgonin të dhënat në një aplikacion. Në bazë të parametrave, aplikacioni i restorantit sugjeronte disa menu, të përshtatshme për masën trupore të secilit dhe me sasi të reduktuara sipas rastit,  që do të konsumoheshin pa lënë gjë në pjatë.   

Arsyeja nuk është vetëm për të mbajtur në ditë qytetarët e metropolit, por veçanërisht për një objektiv komplet ndryshe, për mos të lënë pjatat bosh.

Qeveria qendrore kineze prej disa kohësh ka filluar një fushatë e quajtur “Pjatat e lara”, kundër shpërdorimit të ushqimit, ku vetë presidenti Xi Jinping ka përshkruar sasinë e hedhur nga restorantet çdo ditë si “shokuese dhe shqetësuese”, duke marrë parasysh edhe rritjen e çmimeve të ushqimit në tregjet ndërkombëtare në një kohë pandemie.

Restoranti ka shkuar pak më tutje në këtë pjesë, ndoshta për të ngazëllyer pushtetarët lokalë, por në fakt videot e klientëve të parë të befasuar nga nisma e veçantë bënë xhiron e rrjeteve sociale, duke tërhequr vëmendjen e shumë kritikëve që nënvizonin se një moment relaksi shndërrohej aty në një lloj burgu, ose të paktën në një mensë ku përtej shijeve gjykoheshin edhe kilet e tepërta të secilit.  

Restoranti kërkoi ndjesë sepse nuk mendonte se do të fyente askënd, dhe nënvizoi se nuk kishte shtrënguar asnjë klient të peshohej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos