Pëson arrest kardiak, ndërron jetë ish-sulmuesi i Flamurtarit

Nga A2 CNN
25 Korrik 2023, 09:54 | Sporte të tjera
Pëson arrest kardiak, ndërron jetë ish-sulmuesi i Flamurtarit

Lajm i trishtë për sportin vlonjat, por dhe atë shqiptar. Ish-sulmuesi i Flamurtarit, Anesti Vito, është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare. Mësohet se Vito ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Vetë klubi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku i shpreh ngushëllimet familjarëve.

“Prehu në paqe Anesti Vito! Në emër të familjes së madhe kuqezi, Flamurtari Football Club i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Vito”, shkruan klubi.

Vito ka luajtur edhe me Tiranën ku u shpall kampion në vitin 2000, por edhe për skuadra të tjera si Tomori, Bylysi dhe Albpetroli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos