
Në Itali, piku i valës së dytë të koronavirusit llogaritet të vijë javën e ardhshme.
Kjo ishte deklarata më e fundit e Ministrit të Shëndetësisë në vendin fqinj, Roberto Speranza sipas të cilit për vaksinimin e masës duhet të pritet deri në 6-mujorin e dytë të vitit që vjen.
Kjo deklaratë vjen pas akuzave ndaj qeverisë italiane se nuk po bën mjaftueshëm më testimin.
Speranza foli dhe për Krishtlindjen. “Na mbeten edhe 40 ditë tha ai, ndaj do isha i marrë nëse do bëja parashikimin epidemiologjik që nga sot”, tha Speranza. (A2 Televizion)