Piloti i F1 sfidon fajkoin e hirtë - VIDEO

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2018, 18:53 | Sporte të tjera
Piloti i F1 sfidon fajkoin e hirtë - VIDEO

Ish-piloti i Formula 1, Felipe Massa, i cili është në prag të debutimit në Formula E, garat me makina tërësisht elektrike, është bërë protagonist duke zhvilluar një garë të pazakontë.

Piloti brazilian ka pranuar kërkesën e ndjekësve të tij dhe ka sfiduar në pistë, fajkoin e hirtë, shpendin më e shpejtë në planet.

Fajkoi arrin shpejtësinë maksimale deri në 350km/h kur fluturon në drejtim të objektivit, diçka më shumë se makinat elektrike të Formula E.

https://www.youtube.com/watch?v=uvsMfV1xq9o

Organizatorët lidhën prenë në pjesën e pasme të makinës, e më pas vendosën 37-vjecarin dhe shpendin tropikale në një pistë të drejtë në Arabinë Saudite.

Përfundimi? Shpendi shkon jashtëzakonisht shumë pranë, por vijën e finishit e kalon piloti historik i garave të shpejtësisë. “Është një ndjesi e jashtëzakonshme dhe që kurrë sesi s’mund të harrohet”, u shpreh Massa në përfundim të testit mjaft të veçantë përpara nisjes së aventurës së re në Formula E. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos