Kur të hapet për publikun gjatë këtij viti, në Poloni, pishina më e thellë në botë do t’ju japë mundësinë të zbrisni deri nën 45 metra. Një vend ideal stërvitjeje për zhytësit profesionistë, pishina “Deepsot” do të jetë e mbushur me 8000 metra kub ujë, 27 herë më shumë se sa një pishinë mesatare 25 metra e gjatë. Momentalisht, pishina është duke u ndërtuar në qytetin Mszczonoq, më pak se 50 kilometra larg Varshavës. (A2 Televizion)
Pishina më e thellë në botë
