Pista e motorëve kthehet në arenë boksi

Nga A2 CNN
25 Mars 2019, 15:22 | Futboll

Dy pilotë në Kampionatin Kombëtar të garave me motorë në Kosta Rika e shndërruan pistën në arenë boksi. Incidenti ndodhi pasi pilotët Jorge Martinez dhe Marion Calvo ishin në duel përpara një kthese. Motori i Martinez doli nga pista, ndërsa ai u mbajt te rivali, i cili frenoi pranë pistës. Më tej, Martinez e shembi kundërshtarin në tokë me grusht dhe nisi të ecte në mes të pistës, duke shkaktuar ngadalësimin e garës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos