Një cikël zhgënjyes që mbyllet. Rrugëtimi drejt Euro 2020 dhe një ëndërr që vazhdon. Shqipëria kthehet në fushë në kualifikueset e evenimentit më të rëndësishëm kontinental. Këtë e bën në Andorra. Pa Christian Panuccin në stol. Vendin e trajnerit të shkarkuare kanë marrë zëvendësi i tij, Ervin Bulku, i cili do të ndihmohet nga eksperienca e Sulejman Memës.
Nga skuadra pritet reagim, për të harruar humbjen me Turqinë. Ndryshimet pritet të mos mungojnë. Nga formacioni, në rreshtimin e skuadrës, ku vetëm porta dhe mbrojtja mbeten të pandryshuara, ndërsa ka disa rikthime të rëndësishme. Basha përpara mbrojtjes, në rolin e organizatorit, Ergys Kaçe përkrah Xhakës, si edhe aktivizimi nga minuta e parë e Eros Grezdës dhe Armando Sadikut në fazën ofensive.

Për vetë kundërshtarin që ka përballë dhe detyrimin për të marrë fitoren e parë në këtë edicion, Shqipëria do të luajë në sulm. Misioni nuk është i lehtë, sepse Andorra është një skuadër që në shtëpinë e saj ka fituar me Hungarinë në vitin 2017, ndërsa në Ligën e Kombeve nuk pësoi humbje në tri ndeshje.
Një element vështirësie është fusha e stadiumit “Nacional”, një impiant me vetëm 3300 vende dhe ky të pranishëm nuk pritet të jenë më tepër se dy mijë spektatorë. Terreni me bar artificial dhe gjendja jo e mirë e tij e vështirëson misionin e kuqezinjve. Por, kjo nuk mund të shërbejë assesi si justifikim. (A2 Televizion)