Një shkrim i sociologout dhe diplomatit të njohur Fatos Tarifa, botuar në DITA në 2013, është rimarrë nga një autor që prezantohet në gazetën Bota Sot si “doktorant në Universitetin e Orleonsit për marrëdhënie ndërkombëtare, Francë”. Doktoranti nuk ka ndryshuar presjen, ka kopjuar gjithçka nga titulli deri tek fjalia e fundit, duke zëvendësuar vetëm fjalën “Shqipëri” në shkrimin e Tarifës me fjalën “Kosovë”. Për të folur mbi këtë fenomen sa qesharak, aq edhe shqetësues, në studion e “Dita jonë” në A2 ishte i ftuar autori i shkrimit origjinal, Fatos Tarifa. (A2 Televizion)
Plagjiatura me shkrimin e Fatos Tarifës
