Plagosen me thikë dy vëllezër në Paskuqan

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 19:52 | Kronikë
Plagosen me thikë dy vëllezër në Paskuqan

Dy vëllezër janë plagosur me thikë rreth orës 19:00, në rrugën "Dine Hoxha", në afërsi të kthesës së Paskuqanit. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tre personave.  30-vjeçari  T. D., dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllezërit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos