SPAK kërkon 21 vite burg për Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkodranin

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 11:25 | Kronikë
SPAK kërkon 21 vite burg për Astrit Beqirin dhe Dhimitër

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka kërkuar dënimin me 10 vite burg të Astrit Beqirit, dhe 11 vite për Dhimitër Shkodranin.

Ata akuzohen për pastrim parash dhe grup kriminal. Për shkak të gjykimit të shkurtuar prokurorët kërkuan uljen e 1/3 së masës së dënimit të kërkuar.

Beqiri dhe Shkodrani dyshohen të jenë pjesë e një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos