Plagosja në Poshnje të Beratit, publikohen pamjet e përplasjes mes dy grupeve

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 12:14 | Kapur në kamera

Një 33-vjeçar mbeti i plagosur më 21 maj në fshatin Poshnje pas një përplasje me armë zjarri. Për këtë ngjarje janë arrestuar 2 prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkautorë.

A2 ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë fiksuar momentin e incidentit, ku shihen disa persona që përpiqen të marrin me dhunë drejt makinës së tyre një person. Në pamje duket që njëri prej tyre ka edhe një armë në dorë, që dyshohet të jetë edhe arma me të cilën është plagosur 33-vjeçari.

Përveç dy të arrestuarve, A.Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Rroskovec dhe A.F., 32 vjeç., banues në fshatin Otllak, Berat, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkautorët e tjerë të kësaj ngjarje, shtetasit: F.Sh., 30 vjeç, I.N., 48 vjeç, M.H., 33 vjeç dhe N.T., 32 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos