Puma ndjek për minuta të tëra alpinistin: “Të premtoj që po largohem”

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 10:27 | Kapur në kamera

Një alpinist në Utah ka filmuar momentin më të rrezikshëm të jetës së tij, ndërsa po ndiqej nga një puma gjatë një shëtitje.

Jared Smith ishte duke u ngjitur në zonën e njohur “Broads Fork Trail”, në kanionin e madh të “Cottonwood” kur papritur nisi të ndiqej kërcënueshëm nga bisha e egër.

Në video shihet Jared duke ecur mbrapsht dhe duke i premtuar pumës se “është duke ikur dhe se nuk do ta bezdisë më”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos