
Në ditën kur duhej të niste kampionati, por u konfirmua bojkoti, Liga Profesioniste e Futbollit zbuloi edhe hapat që do të ndjekë.
Gjatë fundjavës së ardhshme, më 19 shtator, kur ishte parashikuar të luhej java e dytë e Kategorisë Superiore, skuadrat do të zbresin në fushën e lojës për t'u rreshtuar në mënyrë demonstrative dhe do të lexojnë kërkesat për qeverinë, duke u solidarizuar me to.
Më pas, lojtarët do të kthehen në dhomat e zhveshjes, duke bërë që bojkoti i futbollit të vazhdojë, deri në reagimin e qeverisë.
Liga Profesioniste i ka kërkuar gjithashtu edhe komunitetit shqiptar të sporteve, shoqërisë civile dhe opinionit të bashkohen me kërkesat e saj dhe të mbështesin futbollin. (A2 Televizion)