
Kuzhina japoneze gjithmonë tërheq me pjatat e saj, sidomos për kompozimin pothuajse artistik të ushqimit.
Por, ditët e fundit, në vendin aziatik kanë vendosur që të jenë krijues edhe kur vjen puna për kutinë e ushqimit.
Në Twitter është njoftuar se ka dalë në shitje “PS1 lunch box”, që është konsola e parë Play Station që tashmë nuk shërben më për të luajtur video-lojëra, por për të marrë ushqim me vete në shkollë apo në punë.
Për pak orë ka pasur lumë kërkesash për këtë kuti të veçantë. (A2 Televizion)