Plazhi në kohë pandemie, Klosi: Përfitimi i parcelave për shezlong, përmes e-Albania

Nga A2 CNN
31 Maj 2020, 15:19 | Aktualitet
Plazhi në kohë pandemie, Klosi: Përfitimi i parcelave për

Nga 1-15 qershori, strukturat hoteliere apo restorantet buzë detit me më shumë se 20 tavolina mund të aplikojnë për të përfituar parcelat për të vendosur shezlongë. Kontratat nuk do të jenë 5-vjeçare, por të vlefshme deri në nëntor.

Në javën e parë të qershorit, vetëm klientët e hoteleve mund të përfitojnë nga plazhi, i cili më pas do të jetë i hapur për të gjithë.

Sqarimet, ministri i Turizmit i dha në Vlorë. Kryebashkiakut të këtij qyteti i kishin ardhur ndërkaq ankesat e para, ndaj kishte një thirrje për të gjithë ata që merren me biznesin e turizmit në zonën e tij. 

“Çmimet dhe cilësia e produktit të ofruar të mos kenë ndryshime nga një e shtunë në tjetrën”, tha Leli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos