Reforma në drejtësi, ambasada e SHBA: Suksesi mbështetet te gjyqtarët e rinj

Nga A2 CNN
30 Maj 2020, 11:13 | Aktualitet
Reforma në drejtësi, ambasada e SHBA: Suksesi mbështetet te

Një tjetër reagim nga ambasada amerikane për rëndësinë e reformës në drejtësi. Në mesazhin e sotëm, selia diplomatike i kushton vëmendje, pikërisht peshës së gjyqtarëve të rinj në zbatimin e reformës.

“Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj që kanë marrë trajnimin e duhur dhe janë të pajisur me mjetet e duhura për të bërë punën e tyre. Kjo është arsyeja pse USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur një sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë.

Një sallë gjykimi e jashtëzakonshme dhe një menaxhim i mirë i procesit gjyqësor përbëjnë kompentencat thelbësore të një gjyqtari që e bën si duhet punën e tij”, thuhet ne reagimin e ambasadës amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos