“Pleshti” qëndron, edhe 2 vite të tjera, gati rinovimi i Messit te Barcelona

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 16:57 | Futboll
“Pleshti” qëndron, edhe 2 vite të tjera, gati rinovimi i

Leo Messi do mbetet blaugranas edhe për dy sezone të tjera. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, qëndrimi i yllit argjentinas në Spanjë është vendosur.

Ndërsa kontrata skadon në fundin e muajit qershor,  Messi dhe presidenti i Barcelonës, Laporta, kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe mbetet vetëm finalizimi i disa detajeve të vogla të kontratës së re.

Messi qëndroi pa dëshirën e tij, një vit më parë kur katalanasit drejtoheshin ende nga Josep Maria Bartomeu, ish-presidenti i cili pikërisht për këtë çështje sot nuk është më në krye të klubit, madje po përballet edhe me drejtësinë.

Me rikthimin e Laportas, klima u përmirësua dhe shanset e qëndrimit të legjendës argjentinase u rritën ndjeshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos