
Portugalia dhe Franca i mbijetuan “Grupit të Ferrit” dhe u kualifikuan për në fazën me eliminim direkt të “Euro 2020”.
Cristiano Ronaldo ishte protagonisti kryesor i luzitanëve, me 5 gola në 3 ndeshje. Në fund të pjesës së parë të ndeshjes kundër Francës, të përfunduar 2-2, CR7 qëndroi për një kohë të gjatë me Karim Benzema, ish-shokun e ekipit te Reali, dhe ndërroi fanellën me të.
Ndërsa në fundin e saj, Cristiano kërkoi yllin e ekipit francez, Kylian Mbappe, me të cilin bisedoi dhe gjithashtu ndërroi fanellën.
UEFA i kapi i fotografoi këta dy futbollistë duke qeshur me të madhe, me fanellën e njëri-tjetrit në duar, dhe fotoja u bë menjëherë virale. Brenda pak minutave, kjo foto u shpërnda me mijëra herë.
Portugalia dhe Franca mund të përballen sërish në gjysmëfinale, nëse Cristiano dhe Mbappe do të ndihmojnë ekipet respektive me gola dhe lojë të mirë. (A2 Televizion)