“Po e kruante me mua”, Tyson flet për herë të parë pasi rrahu një pasagjer në avion

Nga A2 CNN
22 Maj 2022, 18:35 | Sporte të tjera
“Po e kruante me mua”, Tyson flet për herë të

Mike Tyson ka folur për herë të parë për incidentin në avion, ku legjenda e boksit u xhirua duke rrahur një pasagjer, i cili po e ngacmonte me fjalë.

Videoja u bë virale, me ish-kampionin e peshave të rënda që shihet duke lëshuar grushte ndaj pasagjerit, në një ngjarje të ndodhur në 20 prill.

https://a2news.com/2022/04/21/mike-tyson-ngacmohet-ne-avion-nga-nje-pasagjer-shikoni-se-si-e-peson-trimi/

Tyson, ndaj të cilit nuk janë ngritur padi, tha: “Po e kruante shumë me mua. Unë isha treguar i sjellshëm, kisha bërë edhe foto me të. Unë nuk duhet të hipi në avionë për publikun, gruaja nxehet kur e bëj këtë gjë. Nxehet sepse ndodhin këto gjëra dhe sido që të shkojë puna, unë dal i humburi”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/10/rrahu-ne-avion-pasagjerin-qe-e-ngacmonte-a-do-te-kthehet-tyson-ne-burg/

A2 CNN Livestream

Latest Videos