Po mbanin radhën e bukës, predha ruse vret 10 persona në Chernihiv

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 13:57 | Bota
Po mbanin radhën e bukës, predha ruse vret 10 persona në

CNN ka konfirmuar se një predhë ruse ka vrarë disa persona që po mbanin radhën për bukë, në qytetin Chernihiv të Ukrainës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës.

Një gazetar ukrainas në vendngjarje thotë se numri i viktimave është 10.

https://a2news.com/2022/03/04/rritet-numri-i-viktimave-nga-sulmet-ajrore-ruse-ne-chernihiv/

Ambasada Amerikane në Kiev konfirmoi lajmin dhe theksoi se do të bëhet maksimumi që krime të tilla të ndëshkohen: "Sot, forcat ruse vranë 10 persona që po mbanin radhë për bukë, në Chernihiv. Sulme të tilla të tmerrshme duhet të ndalen. Ne po marrim parasysh të gjitha mundësitë për të ndëshkuar këto krime".

Chernihiv është i rrethuar nga trupat ruse dhe është bombarduar shpesh duke nisur nga java e kaluar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/15/20-dite-lufte-ne-ukraine-pentagoni-asnje-avancim-domethenes-nga-ruset/

A2 CNN Livestream

Latest Videos