Po qëndrojnë më gjatë, turistët kërkojnë kryesisht paketa 2-javore, rriten netë-qëndrimet

Nga A2 CNN
21 Qershor 2022, 20:24 | Aktualitet
Po qëndrojnë më gjatë, turistët kërkojnë

Turistët e huaj po qëndrojnë më gjatë në Shqipëri, veçanërisht në veri të vendit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në muajin prill, numri i net-qëndrimeve në Rajonin e Veriut u dyfishua krahasuar me një vit më parë.

Ndryshim ka pësuar edhe profili i atyre që vijnë për të vizituar veriun e vendit.

Ndërkohë operatorët kërkojnë më shumë angazhim në drejtim të rritjes së kapaciteteve për të thithur më shumë turistë.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i turistëve që hynë në vend në prill u rrit me mbi 35 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos