
Fermerët e Devollit kanë zgjedhur të protestojnë në mënyrë demonstrative, për situatën e keqe të bujqësisë dhe mungesën e politikave qeveritare.
Për këtë arsye disa prej tyre kanë bllokuar aksin Korçë Kapshticë, duke mbuluar rrugën kombëtare me mollët e pashitura, sipas tyre për shkak të “prishjes së rregullave të tregut“.
Mes të tjerave, kërkesat kanë të bëjnë me ngritjen e referencës doganore, shfuqizimin e ligjit që parashikon rimbursimin e TVSH vetëm me 6%, dhe krijimin e mundësive të reja për treg. (A2 Televizion)