
Paul Pogba është një hap larg rikthimit të shumëpritur në Torino dhe me shumë gjasa do të jetë goditja e parë e Juventusit në këtë merkato vere.
Sipas mediave italiane, mbetet vetëm të përcaktohen detajet e operacionit. Parashikohet një kontratë 3-vjeçare dhe një pagë prej 7,5 milionë euro në sezon për futbollistin francez.
Për të konfirmuar më tej rikthimin e Pogba në Itali, ka pasur dhe sinjale të ndryshme jashtë fushës së blertë. Ditët e fundit, disa fqinjë torinezë të kampionit francez kanë treguar se kanë nisur punimet në rezidencën e tij të vjetër në Torino dhe çdo gjë është drejt përfundimit. (A2 Televizion)