
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pasi u kallëzua penalisht nga dy punojës policie, me pretendimin se ka penguar unfirmat blu që të zbatojnë ligjin për mbylljen e lokaleve në Shëngjin pas orës policore.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ndreu shkruan se policët ndërhynë në një darkë zyrtare duke bërë veprime të dhunshme dhe duke tejkaluar kompetencat.
Duke kërkuar ndjesë për tejkalimin e orarit me 20 minuta, Ndreu thekson se shumica e lokaleve të tjera ishin hapur dhe policia duhet të mjaftohej me një gjobë. (A2 Televizion)